Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se si rezultat i motit të keq që ka përfshirë vendin, ka ndaluar dhënien e lejes për nisje të të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Ndërkohë që për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, DPD u kërkon të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Sipas DPD-së, në portet Durrës, Sarandë dhe Shëngjin aktiviteti momentalisht vijon normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe u ka kërkuar të marrin masa për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara gjatë datave 17 shtator 2022 deri në datën 18 shtator 2022.

Sipas DPD-së, përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *