NjoftimeTe gjitha

Moti sot dhe nesër, Mos u “mashtroni” nga dielli, reshjet do të vazhdojnë

Sipas parashikimeve shirat e rrëmbyer që kanë përfshirë të gjithë territorin këtë të martë do të vijojnë edhe për orët e ardhshme.

Edhe gjatë ditës së sotme, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë, reshjet do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive.

Ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë ato do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare. Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Shumica e reshjeve kanë nisur pasditen e së martës dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Temperaturat minimale dhe maksimale gjatë ditës së mërkurë pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 21 °C, në vendet e ulëta: 13 / 23 °C dhe në vendet malore: 8 / 20 °C.

Show More

Related Articles