Teknologji

Mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish, shpiket pajisja qe zbulon kancerin

Një pajisje frymëmarrje, që mund të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve duke zbuluar shenjat e hershme të kancerit, ka fituar çmimin më të lartë inxhinierik në Britani.

Shpikësi i pajisjes shpresëdhënëse, Billy Boyle thotë u frymëzua të krijonte pajisjen pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua vonë dhe humbi jetën nga kanceri në moshën 36 vjeçare. Kjo e shtyu atë që të kërkonte një zgjidhje për parandalimin e rasteve të zbulimit të kancerit në faza shumë të vona.

Boyle, një i diplomuar i Universitetit të Kembrixhit, humbi partnerin e tij Kate si pasojë e kancerit në zorrën e trashë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2014, duke e lënë shkencëtarin të ve dhe në kujdes të djemve të tyre binjakë, Isak dhe Oscar.

I njohur si “Breath Biopsy”, pajisja thith kimikate të lidhura me një numër të knacereve të ndryshëm duke përfshirë atë të mushkërive dhe zorrëve, në pacientët të cilët që nuk paraqesin simptoma edhe pse janë të sëmurë.

Boyle thotë se qëllimi i tij është të shpëtojë 100,000 jetë.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: