Policia e Vlorës dhe FNSH kanë dalë sërish në terren për kontrolle në kërkim të personave me precedentë penalë.
Mësohet se policët kanë ushtruar kontrolle të makinave në hyrje të qytetit të Vlorës.
Edhe në Korçë Drejtoria Vendore e Policisë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.
Po ashtu janë forcuar dhe kontrollet e policisë rrugore./oranews