Kulture

Ndërtimi i gazsjellësit TAP nxjerr në dritë dhjetëra zona arkeologjike në Shqipëri

Punëtorët që po punojnë në ndërtimin e një gazsjellësi nga Shqipëria për në Itali kanë mbetur të habitur përballë dhjetëra zonave antike që kanë zbuluar ku ndodhen thesare që nga koha e Neolitit, raporton “euronews”.

Ky zbulim, që mendohet se është një prej më të mëdhenjve ndonjëherë në Shqipëri, nxit autoritetet që të ftojnë dhjetëra arkeologë për të bërë kërkime.

“Kemi zbuluar shumë objekte, argjendurina, armë… shumë artikuj qeramike”, thotë Iris Pojani, kryearkeologia e “Abkons”, në një prej ngulimeve në Turan, që ndodhet 180 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tirana.

“Aty ka armë, heshta, shigjeta, thika dhe ndoshta edhe shpata. Kemi gjetur shumë argjendurina si unaza, vathë, qelibar dhe rruaza qelqi, shumë prej tyre”, tregon Pojani.

Ekipi i përbërë nga 50 arkeologë zbuloi qindra skelete, varre dhe objekte që nga epoka e hekurit (1100 para erës sonë) deri në epokën e vonët romake (200-600 pas erës sonë) madje edhe varre që i përkasin epokës mesjetare, deri më 28 shtator që vazhduan punimet.

Por ata mbetën të habitur që gjetën prova për ekzistencën e këtij ngulimi në një epokë të largët të historisë.

“Nën shtresën e epokës së hekurit, u gjend një ngulim i epokës së neolitit si dhe kemi zbuluar një fshat dhe shumë, shumë objekte që lidhen me këtë periudhë”, thotë Pojani.

Epoka e neolitit është periudha e fundit e epokës së gurit dhe i paraprin epokës së broxit.

Kjo zonë është një nga 30 që janë zbuluar gjatë punimeve për të ndërtuar gazsjellësin që lidh Shqipërinë me Azerbaxhanin, Turqinë, Greqinë dhe Italinë nëprëmjet detit Adriatik.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: