Lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale videon e dy blogerëve kanadezë Steve dhe Ivana, të cilët bashkë me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.

“Këto pamje që po jetoj janë një përrallë. Kjo është me të vërtetë Tajlanda e Europës”, shprehet blogeri kanadez, i cili vlerëson po ashtu ushqimin e zonës.

Kryeministri informoi se 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë.

Po ashtu, Rama shkruan se “ka një rritje të ndjeshme të turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”.

Sipas statistikave zyrtare, nga muaji janar deri në korrik Shqipërinë e vizituan 38,915 turistë francezë, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar kur ishin 19,184 të tillë.

Për këtë periudhë u regjistruan mbi 100 mijë turistë gjermanë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar; 18 820 turistë spanjollë, përkundër 4228 vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit që shkoi; 90 mijë vizitorë nga Britania e Madhe vizituan Shqipërinë në këto shtatë muaj./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.