OpinionTe gjitha

Në kujtim të 21 Janarit nga Genc Demiraj!

Ne kujtim te 21 Janarit…( shkrimi me poshtem eshte shkruar me dt. 22. 01. 2011 dhe publikuar ne shenime &komente ne tv amantia te po asaj date )

Kush na vrau keshtu…?

Po kush na vrau keshtu ?… Kush na gjakosi, kush na shtypi dhe na dermoi ? …Kush ?…Keshtu pyesnin, dje, te lebetitur shqiptaret. Jo vetem ata qe ideali dhe fati i kish cuar atje por edhe te tjeret, e shokuar para ekraneve. Si skena te tmerrshme hollivudiane, para syve tane, jete burrash dhe djemsh keputeshin ne mes. I shikonim dhe rishikonim te riprodhuara dhe syve s’u zinim bese…Po c’ne…? Si ka mundesi …? Shikonim live ekzekutime qeniesh njerzore qe perplaseshin ne shesh pa jete. Qenie njerezoresh, shqiptare si une dhe si ti, qe fati dhe ideali i coi atje…
…Po kush i vrau keshtu…? Kush i gjakosi dhe shtypi shqiptaret ?…pyesin edhe sot kudo ne bote….
Ne absurdin e madh te kohes, jeta e gjithesejcilit prej nesh, qenka asgje. Ajo mund te te neperkembet, te te nxihet sterre apo edhe te te merret fare pa asnje motiv…
Mengjesin e te premtes se zeze, tre fatkeqet besoj se e kane nisur si gjithe ditet e zakonshme, ne strehet e tyre ne skaje te ndryshme te ketij vendi te quajtur Shqiperi…Kane lene punet e “papunera” per t’u gjendur , me militantizmin e tyre, ne zemer te atdheut per te kerkuar me europianizem, paksa nga me modestja jetese europiane. Dhe si per ironi te fatit, mesdita i bashkoi ne bulevardin e “Deshmoreve te atdheut “ per t’ju bere pjese po ate mesdite, domethenies historike te emertimit…
…Po kush i vrau shaiptaret, kush ua preu jetet ne mes ? Do te na breje per shume kohe ne brendesine tone, kjo pyetje absurde duke lakuar dhe ster lakuar, datat, ngjarjen, autoret dhe fatkeqet. Do ti bejme simbol te motivimit politik ne betejat e ashpra per pushtet a do ti tragjizojme me tmerrin e frikes pasoje e dhunes ndaj dhunes…
Cmendurite shqiptare nuk paskan te sosur. Ngjarje te perseritura frikshem, si shume here ne keto kohe, i kane bere jetet tona te pa vlere. Njerez te perdorur nga nje ane dhe te dhunuar nga ana tjeter duke nderruar rolet e trysnite sipas kaheve politike.
Ne realitetin e vranet shqiptare, ne mesditen e nje te premte u realizua live si ne nje skenar kinemaje, ngjarja me e tmerrshme e ketyre koheve moderne. Tre njerez, protestues sehirxhinje, qe keputen ne shesh nga plumbat vrastare te nje shteti vrastare !
Ne Tirane, ne zemer te Shqiperise….Ne Shqiperi, ne zemer te Europes…Te Europes, zemres se botes…ndodhen ngjarje te lemerishme…!
….Po kush na vrau keshtu ?

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: