Lajme

Në vend ta çonin në spital po luteshin, vdes tragjikisht vajza 10-muajshe e çiftit të krishterë

Dy prindër të krishterë kanë lënë vajzën e tyre 10 muajshe të vuante e dehidratuar pasi në vend ta nisnin me urgjencë në spital kishin nisur lutjet.

Prindërit e vajzës kishin refuzuar ndihmën mjekësore për arsye fetare dhe për këtë arsye mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27-vjeçarë, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën e tyre këtë të hënë pasi vajza e tyre 10-muajshe, Mary u nga nga jeta të enjten e 2 gushtit.

Ndërkohë, shtëpia e çiftit të krishterë është mbushur nga shkrime të bëra me dorë dhe shenja që dënojnë të keqen dhe urdhërojnë njerëzit të kërkojnë Perëndinë.

Shenjat e shpërndara në të gjithë oborrin përfshijnë vargje biblike dhe paralajmërime që u thonë njerëzve ‘të pendohen besojnë dhe binden’.

Ndërsa sa i përket çiftitm në një filmim të regjistruar në Gjykatën e Kent County, kur gjykatësi po jepte akuzat, Seth u habit dhe mbeti gojëhapur ndërsa bashkëshortja e tij shpërtheu në lot.

Loading…

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: