Nga data 1 tetor do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra, si dhe do të dyfishohet pagesa e ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit që janë pa pension pleqërie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë se “nga data 1 tetor dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për familjt që kanë dy fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, gratë kryefamiljare që vlerësohet të jenë 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë që do të përfitojnë dyfishimin e pagesës ekonomike. Për sa i përket familjeve me më shumë se tre fëmijë kemi bërë dyfishim të masës ekonomike duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Manastirliu bëri të ditur gjithashtu se “kemi vendosur të dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension pleqërie, të cilët janë më shumë se 65 vjeç. Janë më shumë se 5300 të moshuar që do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës.
Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje që do të vijojë të jepet për një kohë të gjatë”.

Pas rritjes 10% të pagesës së ndihmës ekonomike në janar 2022 dhe dyfishimit dhe trefishimit të saj për kategori të caktuara, si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit, etj

Paketa e dytë e Rezistencës Sociale mundëson rritja e pagesës së ndihmës ekonomike me 10% për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë; dyfishimin e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social.

Paketa e Rezistencës Sociale mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar./atsh

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.