PolitikeTe gjitha

A ngjason Patozi me Ben Blushin? Ja çfarë thotë ish deputeti i PD-së

Ish-demokrati Astrit Patozi, ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj ngjashmërie mes tij dhe Ben Blushit. I pyetur nga moderatori Alen Xhellili gjatë edicionit të lajmeve të Syri.net, nëse ai dhe Blushi kanë ndonjë lloj ngjashmërie, Patozi u përgjigj se përveçse vijnë nga bota e gazetarisë nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie tjetër.

Ndërkohë që kritikoi tërheqjen e Blushit nga politika.

‘Nuk ngjasoj fare. Unë kam gjëra të ngjashme me zotin Blushi, kemi ardhur të dy nga gazetaria. Por karrierën politike e kemi pasur të ndryshme.

Edhe këtë lëvizje politike e kemi të ndryshme. Unë e vlerësova Lëvizjen politike të Blushit se ishte kundër PS-së. Por nuk më pëlqeu tërheqja politike e zotit Blushi, pasi ai ju ka një lloj borxhi atyre njerëzve që e mbështetën për një kohë fare të shkurtër’, deklaroi Patozi.

Show More

Related Articles