Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në një disko në një lokalitet të Milanos ku pas një sherri në dukje banal, janë plagosur dy persona dhe është vrarë një i ri, i cili sipas të dhënave nuk ka qenë pjesë e sherrit.

Akti i rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ndërkohë që sipas të dhënave, kanë mbetur të plagosur edhe autori i vrasjes, pas dhunës që kanë ushtruar personat e pranishëm të cilët kanë dashur t‘i heqin nga dora armën dhe një person tjetër, po shqiptar, që hyri në sherr me autorin e krimit.

I riu, Emanuel Rroku, vetëm 23 vjeç bëhet me dije se u vra aksidentalisht, ndërsa vrasësi kishte si qëllim të vriste personin me të cilin bëri sherrin në fillim. Policia dhe Prokuroria italiane kanë marrë me dhjetëra dëshmi dhe momentalisht e kanë lënë ngjarjen në kuadër të një sherri banal dhe në pije e sipër, por do të jenë hetimet në vazhdim që do të hedhin dritë mbi shkaqet reale të asaj ngjarjeje që për pak nuk u kthye në masakër. Mediat vendase iu kanë referuar dëshmisë së një italiani, i cili ka marrë pjesë në tentativën për ta neutralizuar personin e armatosur, i cili tentonte të vriste këdo që i afrohej.

Mediat italiane

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë tronditëse të një italiani, Luca di Cuggiono, i cili u gjend në mes të një skene që vetëm në filma mund të imagjinohet se mund të shihet. “Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të vogël. Pastaj ndodhi tragjedia.

Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari. Luca ishte afër ambulancës dhe pa momentin kur punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar.

“Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”. Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë që mund ta shihja në Turbigo”. Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes, teksa shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku, i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital, pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *