OpinionTe gjitha

Nuri Bej Korinthi, shqiptari i pasur dhe fati i tij i trishtë në Greqi

Nga Auron Tare

Pak histori për tu shkëputur nga realiteti ditor. Udhëtimi i Bajronit në Shqipëri për të takuar Ali Pashën është pjesë e një numri të madh shkrimesh dhe studimesh historiografike.

E megjithate shumë pak njihet pjesa më e madhe e udhëtimit të Bajronit në trojet shqiptare si dhe në pjesët e Perandorisë ku banoheshin kryesisht nga shqiptarët. Si pasojë e poezive të Lordit Anglez, figura e Pashait shqiptar hyri përjetësisht në historinë e romantizmit evropian por në fakt, Bajroni takoi edhe personazhe të tjera shqiptare për të cilët dimë shumë pak ose aspak.

Një nder ta është Nuri Bej i Korinthit, një shqiptar i panjohur nga historia moderne shqiptare por që nga shumë udhëtare evropianë përshkruhet si një Bej i pasur dhe plot pushtet që jetonte në një prej pallateve më elegante të Greqisë.

Kush ishte ky Bej shqiptar i panjohur i cili kishte në sherbimin e tij disa prej intelektualeve me në zë të Greqisë? Shumë shpejt do të vijë një shkrim i plotë për këtë figurë enigmatike si dhe fundin e trishte të tij dhe familjes e cila u dëbua nga “revolucionaret” greke si dhe djegia e Pallatit plot shkelqim në akropolin e Korinthit Antik. “Skicat janë të udhëtarit anglez WILLIAMS, Hugh William. Select Views in Greece ëith Classical Illustrations, vol. ΙI, London”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: