Showbiz

Nusret Gokce investon në fshatin e lindjes një kompleks turistik një milion eurosh

Nusret Gokce është bërë i njohur në saje të hedhjes së kripës në mish.

Qindra personalitet të ndryshme duke nisur prej David Beckhamit deri tek Cristiano Ronaldo, por edhe Bebe Rexha dhe Morena Taraku ishin të pranishëm në restorantet e “Saltbae”.

Por, kasapi turk tashmë i famshëm në gjithë botën, ka bërë edhe një investim prej një milion euro.Ai ka vendosur të përjetësoj emrin e nënës dhe të babait duke hapur një kompleks turistik në fshatin e lindjes.

Kompleksin “Faik Fatma Gokce”, të cilin ka vendosur të hap në fshatin Senkaya të qytetit të Erzurumit, do të ketë katër mijë metra katror.

“Sot është një ditë shumë e lumtur. Në fshatin tim kam kënaqësinë ta sjell këtë punë që e keni parë në rrjetet sociale. Dua të vazhdoj të investoj në Erzurum me projekte edhe më të mira”, ka pohuar turku.

Ai ndër të tjerash askënd nuk e ka refuzuar të fotografohet me të derisa premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në vendlindje.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: