LajmeTe gjitha

Operatori i Sistemit të Transmetimit nënshkroi kontratën me konsulentin gjerman (Foto)

Operatori i Sistemit të Transmetimit nënshkroi kontratën me konsulentin gjerman “Fichtner GmbH dhe Co.KG” për projektin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni, linjës Elbasan-Fier dhe zgjerimin e nënstacioneve Elbasan 2 dhe Fier.

Fotografia e Damian Gjiknuri - Faqja Zyrtare

Konsulenca do mbulojë fazën 12 mujore të përgatitjes së projektit dhe tenderimit ashtu sikurse fazën 24 mujore të zbatimit dhe përfundimit të tij. Kontratat e zbatimit për dy Lot-et parashikohet të fillojnë gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Pas linjës ekzistuese me Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë, ky investim e plotëson interkonektivitetin e Shqipërisë me të gjitha vendet fqinje.

Fotografia e Damian Gjiknuri - Faqja Zyrtare

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: