Lajme

Panik nga uji në Vlorë,Ja si u shpëtuan gruaja shtatzanë dhe fëmija 8-vjeçar

Si pasojë e përmbytjes së akseve kryesore në qytetin e Vlorës, vështirësia për drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët i ka kaluar limitet e të qenit thjeshtë një situatë e vështirë, pasi për një familje gjendja ishte mëse kritike duke bërë që të përjetojnë jo vetëm disa momente ankthi dhe paniku.

Një qytetar bën të ditur për Vlora News se si ka arritur ti shkoj në ndihmë një familjeje ku fëmija 8-vjeç dhe gruaja shtatzan gjendeshin në makinën e zhytur në ujë.
Pasi qytetari ka njoftuar organet përkatëse, Forcat e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në kohë duke bërë që familja ti shpëtonte rrezikut.Mesazhi i qytetarit:

“Ajo ç’ka ndodhi pasditen e sotme në qytet nga reshjet e shumta të shiut ku rrugët janë krejtësisht nën ujë,më detyroi të njoftojë menjehere forcat e policisë, shefin e qarkullimit rrugor Z.Rustem Plaka për ti ardhur në ndihmë një familjeje vlonjate pasi makina e tyre ndodhej brenda në ujë mes tyre një grua shtatëzanë dhe fëmija 8 vjeç.

Menjëherë forca të shumta policie dhe vet shefi Z.Rustem Plaka bëri të mundur që kjo familje ti shpëtonte rrezikut dhe që situata të normalizohej.”

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: