Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet kodrinore-malore në lindje dhe kryesisht verilindje të vendit vranësirat hera – herës do të jenë deri të dendura.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht në bregdet relativisht e fortë.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/21 | Diell re |
Kukës | 8/16 | Diell re shi |
Lezhë | 11/22 | Diell re |
Dibër | 5/13 | Diell re shi |
Durrës | 13/25 | Diell re |
Tiranë | 12/24 | Diell re |
Elbasan | 11/25 | Diell re shi |
Berat | 8/25 | Diell re |
Vlorë | 12/24 | Diell re |
Korçë | 7/19 | Diell re shi |
Gjirokastër | 6/24 | Diell re shi |
Sarandë | 12/24 | Diell re |