Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) moti për ditën e nesërme, e mërkurë 17 gusht do të jetë i kthjelltë në të gjithë vendin.
Vetëm në relievet malore parashikohen vranësira të pakta në mesditë
Temperaturat do të jenë:
në zona malore 15 deri 30°C
në zona e ulëta 18 deri 35°C
në zona bregdetare 21 deri 33°C
Postimi i plotë i SHMU-së:
Përshëndetje nga SHMU!
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 30°C
në zona e ulëta 18 deri 35°C
në zona bregdetare 21 deri 33°C