Bomba plasi, në të gjitha nivelet politike dhe institucionale shkruan La Republica duke iu referuar raportit amerikan se Rusia ka shpenzuar miliona dollarë për financimin e partive politike në dhjetëra vende.

Gazeta e njohur Italian shkruan se që prej daljes së lajmit, Roma zyrtare po i kërkon Washingtonit sqarime nëse Italia është pjesë e dosjes, dhe insiston të mësojë identitetin e politikanëve që mund të kenë përfunduar në rrjetën e Moskës.

Nga Amerika megjithatë, mbërrijnë përgjigje të vagëta, çka nënkupton se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk duan ndërhyrje. Gjuetia e emrave mund të trazojë ekuilibra e të shkatërrojë karriera politike, por fakti që një skandal i këtyre përmasave shpërthen tani, 11 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, e bën këtë çështje shpërthyese për vendin, vazhdon La Repubblica.

Emrat, sipas saj, ka të ngjarë të dalin më parë nga burime amerikane sesa nga kanalet zyrtare italiane. Ose të publikohen nga mediat amerikane. E kjo jo vetëm sepse SHBA ka në dorë informacionet të tilla delikate, por edhe sepse në këtë mënyrë do ti shmangej qeverisë italiane pozicioni i sikletshëm i zgjedhjes nëse duhet të ndërhyrje në debatin elektoral, pak ditë para hapjes se qendrave te votimit. kanë nisur ndërkohë reagimet e para nga partitë politike atje.

Liderja e Fratelli d’Italia Giorgia Meloni deklaroi se burimet tona financiare janë të gjitha të verifikueshme. Jam e bindur se Fratelli d’Italia nuk merr para nga të huajt, thotë udhëheqësja e partisë postfashiste, që po ngjite me shpejtësi në sondazhet parazgjedhore.

Mediat italiane nuk bëjnë hapur emra, por thonë se dyshime për partina Forza Italia të Silvio Berluskonit, i cili nuk ka qenë dhe aq filo-rus në dy mandatet e para si kryeministër, por në të tretin ndryshoi, ndërsa përmendin po kështu edhe Legën e Mateo Salvinit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.