Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ka pajisur me tabela shpjeguese monumentet e Orikut.

Në një njoftim të DRTK Vlorë thuhet se kjo punë është në vijim të projektit të përbashkët kërkimor shkencor shqiptaro-zviceran (Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës), për muzealizimin e parkut arkeologjik të Orikut dhe prezantimin e monumenteve të dala nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare. Duke qenë se është kulmi i sezonit turistik, për t’u ardhur në ndihmë edhe turistëve, monumentet e qytetit antik të Orikut u pasuruan me disa tabela të reja shpjeguese.

Tabelat përmbajnë informacion të ri, e pak të njohur për publikun dhe komunitetin shkencor.

Ato prezantojnë të dhëna të reja për teatrin antik, kishën mesjetare, fortifikimin jugor dhe verior, si dhe për banesat mesjetare të dokumentuara nga gërmimet arkeologjike. Tabelat me informacionin e përditësuar, përmirësojnë infrastrukturën e brendshme të parkut arkeologjik të Orikut, i cili është një prej siteve arkeologjike më shumë të vizituar, gjatë sezonit turistik./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *