Lajme

Partnerja e shqiptarit vret foshnjen e porsalindurin duke e futur në qese

Prej disa ditësh, opinioni publik në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, e ndodhur në Perugia. Një nënë 27-vjeçare, pasi lindi fëmijën në shtëpi, e mblodhi atë me një qese dhe e hodhi në një parking makinash. I porsalinduri ndërroi jetë nga asfiksia.

Nuk ishte në gjendje të varfër, por mbi të gjitha nuk donte ta shpëtonte fëmijën, duke i shkaktuar atij vdekjen. Për hetuesit italianë, Giorgia Guglielmi e vrau qëllimisht foshnjen e saj të porsalindur, të cilin e kishte me partnerin shqiptar.

27-vjeçarja ndodhet që prej së hënës në burgun e Capanne, në Perugia, për akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa mediat italiane sjellin detaje të reja, rreth motiveve që e çuan prokurorinë të kërkonte burg për të renë.

Sipas autoriteteve, Guglielmi mund të mbështetej tek familja e saj, partneri shqiptar me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, nga prindërit dhe vjehrrit, të cilët ishin në gjendje që ta ndihmonin edhe ekonomikisht. Këto të dhëna hedhin poshtë pretendimet e 27-vjeçares, e cila gjatë marrjes në pyetje pretendoi se jetonte në kushte të vështira ekonomike, që nuk i mundësonin që të mbante fëmijën.

Hetuesit janë të bindur se bëhet fjalë për një vrasje të qëllimshme dhe këtë e bazojnë tek autopsia e bebes, sipas së cilës ai kishte qëndruar i gjallë për disa orë me radhë përpara se të vdiste nga asfiksia, për shkak se ndodhej i futur në një qese plastike të mbyllur dhe të ekspozuar në nxehtësi.

Sipas gjykatësit, e reja duke kryer një akt mizor, nuk ka hezituar që ta linte beben të gjallë në një vend disi të fshehur, ku kishte më pak shanse që të gjendej lehtësisht.

“I pavërtetë pretendimi nga ana e saj që deklaroi se e kishte lënë aty, në mënyrë që ta gjente dikush tjetër“, thotë akuza.

27-vjeçarja për hetuesit është e ftohtë deri në pikën sa ia kishte fshehur shtatzëninë partnerit të saj, një shqiptar me profesion murator, i cili ishte edhe babai i fëmijës, ashtu sikurse edhe prindërve të saj.

Gruaja u kap nga kamerat e sigurisë në Borgo Rivo, të enjten e shkuar. Pasi kishte lindur në shtëpi, ajo e braktisi qesen me të porsalindurin në një cep përgjatë parkingut të makinave të një supermarketi në Terni.

Ishte ora 11:00. Bebja kishte vdekur kur u gjet nga një klient rreth orës 20:00.

“Nuk e vrava fëmijën tim. Doja që të gjendej i gjallë“, i përsëriti disa herë 27-vjeçarja avokatit të saj mbrojtës, teksa ky i fundit shkoi ta takonte në burg.

Giorgia Guglielmi pritet të merret në pyetje nga gjykata të premten. /tvklan

Loading…

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: