Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë porositur një grup armësh me rreze të gjatë që do të ndërtohen për llogari të Ukrainës. Armët që do të kushtojnë afro 92 milionë euro do të jenë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Aneksimi i republikave pro ruse duket se ka rritur ndërgjegjësimin e Perëndimit për marrjen e masave për mbrojtjen e territorit të Ukrainës.

Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë porositur një grup armësh me rreze të gjatë që do të ndërtohen për llogari të Ukrainës.

Armët, të cilat mund të lëshojnë gjashtë predha në minutë në një distancë prej 40 km, do të ndërtohen në Sllovaki. Të tre vendet do të shpenzojnë 92 milionë euro për sistemet.

Ky akt pason thirrjet nga Ukraina për armatime më të rënda, pas sukseseve të fundit në fushën e betejës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë liruar plotësisht qytetin Lyman, në rajonin e Donetskut, nga pushtuesit rusë.

“Që nga ora 12:30, Lyman tani është pastruar plotësisht”, tha presidenti Zelensky në fjalën e tij drejtuar popullit të tij dhe falënderoi ushtrinë ukrainase për rolin e saj vendimtar.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *