Një grup autorësh për fjalën e lirë ka shkruar për “tronditjen dhe tmerrin” e tyre pas lajmeve për një sulm “brutal, të paramenduar” ndaj Rushdie.
“Nuk mund të mendojmë për asnjë incident të krahasueshëm të një sulmi të dhunshëm publik ndaj një shkrimtari letrar në tokën amerikane”, thuhet në një deklaratë nga PEN America.
Rushdie ka shpenzuar “energji të palodhur” duke ndihmuar të tjerët që janë të kërcënuar, pavarësisht kërcënimeve për jetën e tij për dekada, shkruan CEO e organizatës, Suzanne Nossel.
“Ne shpresojmë dhe besojmë se zëri i tij thelbësor nuk mund dhe nuk do të heshtë”, shton ajo.