Teknologji

Për ata që s’iu pritet deri në prezantimin zyrtar, kështu pritet të jetë iPhone 9

Vetëm atëherë kur menduam se tashmë dinim gjithçka që duhej për gjeneratën e re të iPhone-ve nga Apple, një rrjedhje e madhe javën e kaluar zbuloi disa detaje të reja.

Në mënyrë të veçantë, rrjedhja zbuloi se një nga modelet më të mira të Iphone-ve, që Apple pritet të sjellë, ka emrin më të “keq” të mundshëm: iPhone XS. Dhe sigurisht që nuk munguan batutat që po e interpretonin si iPhone Extra Small.

Përveç rrjedhjeve të iPhone XS, ne gjithashtu morëm shikimin e parë të serisë së re Apple Watch 4, e cila pritet t♪7 jetë më e madhe që kemi parë deri më tani.

Vetëm një gjë ka munguar nga “rrjedhja” e javës së shkuar, modeli i tretë i ri i iPhone që do të debutojë javën e ardhshme, të cilën njerëzit i janë referuar si “iPhone 9.”

Duke qenë se nuk është gjetur askund pas rrjedhjes aksidentale të Apple, shpresojmë se kjo video e re do të ndihmojë të mbushur boshllëkun

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: