Një zjarr ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë të Sarandës. Brenda saj ndodhej edhe një person, qe mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në të gjithë trupin.
Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.