Mbi 15 mijë maturantë janë regjistruar në universitete prej nisjes së procesit në datën 2 shtator nga 21 mijë që aplikuan.
Drejtuesi i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se këtë shtator numri i regjistrimeve është më i lartë se vitin e shkuar.
“Ecuria ka qenë më mirë se vitin e kaluar, 15 maturantë të regjistruar.”
Në të paktën 15 programe për dy raundet e ardhshme nuk do të ketë kuota të lira.
Ndër to Arkitektura, Urbanistika, Mjekësia, Stomatologjia e të tjera.
“Ecuri të mirë kanë edhe programet inxhinierike, sidomos të teknologjisë së informacionit. Gjithashtu dhe degët klasike në univeristetet kryesore si Ekonomiku dhe Juridiku ka një ecuri të mirë.Ka ecuri të mirë dhe në degët e shëndetit publik, kruyesisht infermieri dhe mami.”
Për degët e mësuesisë, të shpallura prioritet kombëtar, gjatë raundit të parë u regjistruan mbi 1 mijë e 500 studentë.
“Të lira janë gjysmat e kuotave”.
Në datat 16 dhe 17 të këtij muaji maturantët do të kenë mundësi të çregjistrohen pranë sekretarive mësimore nëse synojnë program tjetër studimi.
Aplikimet për raundin e dytë do të nisin në 22 shtator./oranews