Lajme

Përplasja në Divjakë, RENEA shkoi për të arrestuar rivalin e bandës së Aldo Barës, vrasja e bujshme para 1 viti

Në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një aksioni të forcave RENEA-s në fshatin Rremas në Divjakë ka mbetur i plagosur një 77 vjeçar në banesën e tij, pasi dyshohej së në të fshiheshin dy të kërkuar për vrasje.

Sipas infomacioneve të policisë thuhet se pasi Haxhi Lika nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për të ulur armën, (çifte), ata kanë qëlluar në ajër por në rrethana të paqarta ai është plagosur në kokë.

Por kë po kërkonin forcat RENEA në banesë?

Sipas informacioneve policia dyshonte se në banesë fshihej Laert Haxhiu, i njohur si rival I bandës së Aldo Bares.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë  autorët  kryesorë të dyshuar të ngjarjes së para 1 viti në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona,  Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge etj. Sipas të dhënave zyrtare që tashmë rezultojnë në dosjet e Prokurorisë e Gjyqësorit, Laert Haxhiu është autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala, 29 vjeç.

Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit .

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: