KultureTe gjitha

Peticioni, 4 mijë nënshkrime kundër zhvendosjes së Teatrit Kombëtar

Vazhdon nënshkrimi i peticionit të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit kundër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Deri mbrëmjen e djeshme, rreth 4 mijë nënshkrime ishin siguruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa numri i tyre vazhdonte të rritej.

Artistët e Skenës dhe Ekranit nisën tre ditë më parë firmosjen e peticionit, ku kërkojnë të hiqet dorë nga propozimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne, artistët, pedagogët dhe studentët e teatrit, jemi kundër vendimit tuaj për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Skena e Re “Turbina” dhe Projekt-Ligjit ‘Për disa ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën’”, thuhet në këtë peticion.

Më pas, ata kanë renditur edhe kërkesat.

“Ne kërkojmë: 1 – Të anulohet vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe të bëhet transparencë e për sa më lart, artistët kërkojnë një takim të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, brenda kësaj jave me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: