Te gjithaTeknologji

Piratët hakojnë mbrojtjen e Microsoft Windows Store

Universal Windows Platform (UWP) i Microsoft deri më tash ishte i njohur si i pamundur për t’u hakuar, por tash është thyer nga grupi pirate CODEX.

Sistemi UWP mundëson që me ndihmën e vetëm një seti API të krijohen aplikacionet për PC, tableta, telefona, Xbox, HoloLens, Surface Hub dhe platformat tjera Microsoft. Deri më tash CODEX ka konfirmuar se ka krijuar “crack” për lojën Zoo Tycoon Ultimate Animal Collection, e cila shkarkohet përmes Windows Store.

Portali Torrent Freak shkruan se është e paqartë nëse CODEX ka arritur ta thyejë mbrojtjen në tërësi ose ka shfrytëzuar ndonjë lëshim eventual në vetë dosjen, por kjo rrethanë sidoqoftë paraqet një telash për të gjithë edituesit e softuerëve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: