Plazhi i Pishë-Poros në Fier ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj gatë këtij viti.

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare ky plazh ofron për pushuesit plazhe ranore dhe pyllin me pisha të buta.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-gusht ku plazh u frekuentua nga 204 900 turistë, nga të cilët 194 100 vendas dhe 10 800 të huaj”.

“Muaji gusht shënoi edhe fluksin më të lartë të pushuesve, ku konkretisht u frekuentua nga 96 600 vendas dhe 6 700 të huaj”, tha Koçi.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë- Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

Pishë- Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.

Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat). Pishë-Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.