LajmeTe gjitha

Plagosje me thikë në pikën e basteve sportive në Tiranë

Mes dy personave ka ndodhur një konflikt I cili  ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë ditën e djeshme në kryeqytet. I moshuari I.H., 71 vjeç, ka plagosur me thikë 53 vjeçarin Z.G., me banim në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pikë të basteve sportive.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Dyshimet paraprake të policisë janë se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Ndaj 71-vjeçarit ka përfunduar nisur një procedim penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm, njoftoi Policia.

Show More

Related Articles

Check Also

Close