Në kuvend është paraqitur kërkesa e parë për ndryshimin e një ligji me firmën e qytetarëve. Flutura Açka ka mbështetur peticionin e nismës thurje për të kërkuar garantimin e hapsësirës për plazhe publike

Teksa sezoni veror ka përfunduar opozita ka vendosur të reagojë për mungesën e plazheve publike dhe zënies së hapësirave të bregdetit nga bizneset.

Deputetia e partisë demokatike Flutura Açka është vendosur në krah të lëvizje “Thurje” duke deklaruar se përmes peticionit të firmosur nga qytetarët do të kërkojë ndryshimin e ligjit.

Açka u shpreh se 80% e sipërfaqes së bregdetit i është dhënë privatëve.

“Iniciativa për të privatizuar plazhet shqiptare, për t’jua dhënë privatëve, në fakt duket se ndihmon shqiptarët dhe sikur rregullon çështjen e turizmit shqiptar. Në fakt e ka dëmtuar.

Keni vërejtur këtë verë që edhe bizneset e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve private.

Kështu që në këtë mes, iniciativa ndihmon jo vetëm shqiptarin e thjeshtë, për t’ja kthyer atij, në fakt, pronarit të vërtetë plazhin publik, bregun shqiptar.

Kjo ndihmon dhe bizneset duke hequr këtë barrë të detyrueshme, të paracaktuar,” tha ajo.

Në sezonin veror një tjetër shqetësim ishte dhe aplikimi për të marrë hapësirën kundrejt pagesës përmes aplikimit online.

Ndërsa ka munguar edhe kontrolli në terren për vendosjen e çadrave. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as përplasjet mes pushuesve dhe pronarëve të lokaleve dhe restorante./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.