Me një vijë të gjatë ranore plazhi i Zvërnecit konsiderohet si plazh familjar. Në plazh nuk mungojnë pushuesit vendas dhe ata nga rrethet e tjera. Pushuesit thonë se për shkak të rërës dhe ujit të pastërtisë këtë plazh të Vlorës e zgjedhin për fëmijët.

“Vij nga Tirana është një plazh i qetë, i përshtatshëm për fëmijët.”

“Ambienti është komod, fëmijët e kanë detin afër. Më mirë se Zvërneci nuk ke ku gjen në Vlorë për fëmijët.”

“Këtu është i pastër, jemi me fëmijët na kanë ardhur nga Anglia po kënaqemi. Jemi vlonjatë na pëlqen shumë Zvërneci.”

“Pastërti qetësi. Jam me fëmijë të vegjël.”

Në këtë plazh ndryshe nga shumë të tjerë në jug të vendit, çmimi i shezlongëve nuk është rritur dhe është i përballueshëm.

“Çmimet janë si vjet, normale. 5 mijë lekë paguajmë për shezlongët.”

“Më andej janë 10 mijë shezlongët, këtu paguajmë 5 mijë.”

Një prej administratorët thekson se janë përpjekur të mos rritin çmimet.

“Veç pushuesve vendas kemi pasur dhe italianë, moldavë, nga Belgjika dhe maqedonas. Thuajse nuk kemi lëvizur asnjë çmim. Veç aty ku mund të na I kenë rritur, peshkun për shembull se marr më aq sa vjet, shtoj 1 mijë lekë aty ku e humbas. 5 qind lekë çadra është e pranueshme.”

Plazhi i Zvernecit gjatë gushtit po frekuentohet edhe nga pushues të huaj, nga Italia, Moldavia apo dhe nga Maqedonia e Veriut. /abcnews.al/

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.