Kanë mbetur dhe shumë pak javë deri në fund të sezonit turistik në vend dhe pronarët e restoranteve dhe shezlongeve në jug po gjëjnë forma të ndryshme për të joshur vizitorët pasi boshatisjes së disa plazheve prej babëzisë së çmimeve, kostos së lartë të karburantit si edhe mungesës së sigurisë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një postim nga një plazh në Drimadhë, ku pronari i shezlongeve, i braktisur nga pushuesit prej çmimeve të larta, tashmë ka menduar që të ndryshojë diçka.

Kështu për shembull, ky plazh ofron një çadër dhe dy birra kundrejt 1 000 lekëve, ndërkohë që më herët çmimet në këtë zonë kanë qenë tepër të larta.

Ky sezon ka qenë një dështim për disa biznese në jug pas çmimeve të larta, pavarësisht shifrave raportuara zyrtarisht për vizitorë të shumtë që kanë ardhur në Shqipëri.

Më herët, të dhënat statistikore kanë treguar se vetëm Durrësi ka patur një zënie të hoteleve në masën 80%, ndërkohë që jugu, kryesisht plazhet e Himarës kanë qenë në kapacitete jo më të larta se 55%.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.