LajmeTe gjitha

Plehërat në Nartë shërbejnë si ushqim për gjënë e gjallë

Narta është një tjetër zonë problematike për trajtimin, mbledhjen apo grumbullimin e mbetjeve pas Babicës trajtuar jo rrallë herë nga Vlora News. Menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet shqetësimi më madhor i banorëve të zonave periferike, të mbetura jashtë vemendjes së pushtetit lokal.

Njesitë administrative vuajnë mungesën e higjenës në lokalitete, qendra fshatrash apo brendësi të lagjeve periferike. Narta jo më larg se 3 km larg qytetit të Vlorës, është pushtuar në çdo cep nga mbetjet. Mungesa e kontenierëve bën që situata të degradojë nga dita në ditë.  Nuk dihet se pse mbetet peng menaxhimi i mbetjeve në këtë zonë e cila mbi të gjitha është e populluar, për pasojë niveli i ndotjes është në rritje çka riskon të miturit dhe moshën e tretë.

Nga pamjet ajo çka është më e rrezikshme është se plehërat shërbejnë si ushqim për gjënë e gjallë, me anë të bulmetit shumë sëmundje transmetohen edhe tek konsumatori por ende asnjë masë.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: