Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim prej rreth një viti përfundoi në prangat e policisë së Elbasanit. Operacioni i koduar “Sulta”, i realizuar në njësinë administrative me të njëjtin emër, çoi në pranga të riun me dy emra, Andon (Ardit) Dusha.

Ai rezultonte në kërkim prej muajit korrik të vitit të shkuar, pasi në tokën e tij në fshatin Sulta u gjetën rreth 420 bimë narkotike. Policia tha se bimët ishin mbjellë në gota plastike gati për t’u mbjellë në tokën e 32- vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Sulta’, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë”, thuhet në njoftim.

Në atë kohë, u vu nën akuzë edhe kryeplaku i fshatit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.