Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar angazhimin intensiv në çdo qark të vendit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i angazhimit të Policisë së Shtetit, janë finalizuar 6 operacione, për të goditur kultivimin e bimëve narkotike dhe kontrabandën me mallra të ndryshme. Janë vënë në pranga 12 shtetas, janë sekuestruar mallra kontrabandë si dhe 21 550 paund sterlina të sekuestruara gjithashtu, në Rinas.
Po ashtu, 3 operacione policore janë finalizuar brenda 24 orëve, nga DVP Tiranë, me fokus evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme. 5 shtetas të kërkuar për vrasje, vepra penale në fushën e narkotikëve dhe mashtrim, të lokalizuar dhe të vënë në pranga, në Shkodër dhe PKK Tushemisht.
Është zbardhur një rast vjedhjeje në Berat dhe janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar.
Kontrollet ndaj shtetasve, automjeteve dhe ambienteve, ndaj të cilëve ka dyshime për veprimtari të kundërligjshme, vijojnë 24/7.