Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Rrecaj të Gjakovës për kultivimin e marihuanës.

Gjatë kontrollit të policisë atij i janë gjetur 33 bimë kanabis sativa në arën e tij dhe një sasi tjetër marihuanë duke u terur në dhomën e shtëpisë, raporton Gazeta Express.

“Sot më datë 14.09.2022, në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë, të asistuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës Rajonale pranë drejtorisë rajonale në Gjakovë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri (33) bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm”, njofton policia.

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.