Madrit Ulqinaku, 33-vjeç dyshohet se është personi që është bërë shënjestër e plumbave mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Ulqinaku ka ndërruar jetë në vend ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Në pamjet e siguruara nga Panorama.al duket një person i shtrirë në tokë ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhur dinamikën e krimit për të zbuluar autorët.
Nuk dihet sa persona kanë qëlluar në drejtim të Ulqinakut dhe as drejtimi në të cilin janë larguar atentatorët.