Quhet Erind Shkambaj, është 16 vjeç dhe aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Futboll Klub Shkodra. A është portieri titullar i skuadrës U-17 dhe futbollin e ka pasion. Kërkon të çajë në jetë me ndershmëri dhe këtë nuk e ka vetëm premtim me fjalë.

Shembullin më të mirë Erindi e ka dhënë me vepra pasi është bërë personazh mediatik vetëm brenda pak orëve dhe kjo jo për shkak të pasionit për futbollin por për shkak të një gjesti fisnik që ka bërë. Ai ka gjetur një portofol në pronësi të një turisti italian me 6 mijë euro dhe e ka kthyer në polici.

Efektivët e komisariatit të qytetit verior u shtangën jo pak kur e panë 16-vjeçarin me portofolin në dorë. Turisti italian Claudio Perrinella ishte ndalur në fshatin Oblikë për të blerë diçka dhe aty i kishte rënë portofoli i gjetur nga adoleshenti.

Një gjest i madh që me siguri, turisti italian nuk do ta harrojë lehtë. Sipas “Top Channel” që ka intervistuar portierin e ri, turisti italian e ka shpërblyer atë me 100 euro në shenjë mirënjohje.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *