Një tragjedi e ndodhur në një vendbanim rom në Halandri, ka tronditur Greqinë.

Mësohet se një vajzë 8-vjeçare u gjet pa ndjenja në një makinë. Mesditën e djeshme, nëna e fëmijës, e cila po gatuante në shtëpi, kuptoi se vajza e saj nuk ishte në banesë dhe nuk mund ta gjente.

Pas kontrollit, fëmija u gjet në sediljen e pasagjerit të një makine të braktisur pranë shtëpisë së saj.

Makina, e cila i përkiste gjyshit të vajzës, thuhet se nuk kishte doreza dyersh, kështu që nuk mund të hapej nga jashtë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se banorët kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë nxjerrë vajzën, e cila u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Gennimatas, ku u konstatua e pajetë.

Mjekët dyshojnë se vdekja është shkaktuar nga nxehtësia, por kanë urdhëruar një autopsi.

Ndaj prindërve të vajzës janë ngritur kallëzime penaledhe do të përballen më drejtësinë, ndërkohë do të qëndrojnë në paraburgim deri të martën.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.