Një shtetas gambian u sulmua dhe u godit me thikë nga tre persona shqiptarë të cilët u arrestuan nga karabinierët në zonën e Pontecagnanos në Itali për tentativë vrasje.
Siç raporton gazeta “Il Mattino”, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Burri u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Forcat e policisë u alarmuan nga një kalimtar që pa burrin e sulmuar, ndërsa falë dëshmisë së bërë, autoritetet kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë.
3 shqiptarët që sulmuan më thikë shtetasin afrikan janë proceduar dhe janë transferuar në burgun e Fuorit.
Sakaq, hetimet vijojnë për të kuptuar motivin e ngjarjes që nuk përjashtohet që të jetë një larje hesapesh mes bandave të lidhura me trafikun e drogës.