LajmeTe gjitha

Problemi i krijuar në fshatin Vajzë

Problemet nuk kanë të ndalur, fjala është për fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë.

Banorët e kësaj zone i janë drejtuar redaksisë së Vlora News, duke denoncuar nje fakt i cili u është kthyer në shqetësim, me shpresën se zëri i tyre përmes medias do të shkoj në instancat  përkatësë, duke u inponuar reagimin dhe marrjen e masave këtyre të fundit.

Kanalizimet janë kryefjala e problematikës edhe në këtë fshat.

Vendi i njohur me emrin “Burimi i Pribeës” gjatë shirave kthehej në shqetësim.

Sipas dëshmive jashtë kamerës sonë, banorët bëjnë të ditur, se ditën e enjte Bashkia u ka dërguar një fadromë e cila gjatë procesit të hapjes së kanalizimeve ka shkaktuar bllokim të aksit por nuk mbaron me kaq, vijon më tej pas i gjithë materiali (dheu), është lënë në mes të rrugës duke e bërë të pamundur përshkueshmërinë nga automjetet.

Në këtë mënyrë asnjë nga banorët nuk mund të lëzivi për të plotësuar nevojat qoftë të domosdoshme.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: