Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, “vendimi i qeverisë ka bëjë me indeksimin e pensioneve në nivelin 6%. Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për vitin 2022 në nivelin 9.5%”.

Ibrahimaj tha se, nga ky vendim përfitojnë të gjitha kategoritë e e pensionistë, rreth 678 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.

“Në muajin tetor 2022 pensionistët do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5%”, deklaroi Ibrahimaj./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *