Një 37-vjeçare do të duhet të përballet me prokurorinë për shkak se nuk kreu detyrimin që kishte ndaj qytetarëve që i besuan asaj miellin…

Bëhet fjalë për administratoren e një subjekti që merrej me përpunimin e miellit, e cila grumbulloi nga qytetarët miell dhe më pas u largua jashtë vendit duke mos kryer përpunimin që kishte marrë përsipër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit, ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre, dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj”, tha policia në një njoftim për mediat./SYRI

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.