Kryeministri Edi Rama informoi sot nga rinegociimi i kontratave me HEC-et private shtetit i janë kursyer 300 milionë euro në vit.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama theksoi se “ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm në kontratat e bëra me HEC-et private nga qeveria e mëparshme, me detyrimin e marrë nga qeveria për parablerje”.
“Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg nga dhëmbët e falimentimit të shtetit. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm tavan edhe përballë investitorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre dhe kemi një përfitim shumë të madh, 300 milionë euro të kursyera në vit”, sqaroi Rama. /ATSH