Lajme

Rama e shkarkoi live, ish-kreu i Hipotekës fiton 10 milionë lekë nga shteti

Klajdi Terova, ish kryetar i Hipotekës në Korçë, i cili u pushua live nga puna nga kryeministri Edi Rama, ka dalë i fituar nga “teatri mediatik” i kreut të qeverisë.

Ai është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra, pasi e ka çuar çështjen në gjykatë.

Ka qenë Gjykata e Apelit ajo që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Kjo gjykatë e konsideroi largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës, i cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: