Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pamje nga Porti i Vlorës, ku shkruan se mbi 2000 vizitorë shqiptarë dhe të huaj hyjnë së fundmi çdo ditë përmes këtij porti.
“Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht çdo ditë në Portin e Vlorës
Së shpejti do të kemi portin e ri për të cilin ka nisur puna, me hapësira, kushte e standarte krejt të reja, si edhe Marinën e Vlorës ne vend të këtij porti ekzistues”, shkruan Rama në postimin e tij.