Një hapësirë e re i është kthyer Vlorës me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit, ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi të publikuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” të Parkut të ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorën e Rilindur.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *