Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.
Në kuadër të aktiviteteve monitoruese Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur kamerat kurth për të vëzhguar jetën e egër në zonat e mbrojtura.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga bota e kafshëve që rrallë të qëllon t’i hasësh në përditshmëri.
Rama tha se janë “imazhe fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve”.

Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona.
Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë. Efektet e tij kanë qenë pozitive veçanërisht tek shpendët e egër. Në censusin e vitit 2016 janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar.

Në vitin 2021 u numëruan rreth 140 mijë individë të tillë. Rreth 50% më shumë specie të shpendëve ujorë janë numërua në vitin 2021 në krahasim me censusin e vitit 2016.
Numri i ligatinave është rritur nga 16 në vitin 2016 në 29 në vitin 2020.

Gjatë këtij viti deri në 1 korrik mbi 2.1 milionë vizitorë vizituan zonat e mbrojtura. Është vërejtur edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ekspertët dhe ambientalistët.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *