Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë kryer me sukses një ndërhyrje delikate.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi mjekët e këtij spitali Dr. Arjan Vyshka, Dr. Eljana Shima, Dr. Nerida Dhigoi dhe infermieret Demona Abazi dhe Redina Bendaj për operacionin e suksesshëm.
Manastirliu tha sot se ekipi i mjekëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” ka kryer një ndërhyrje delikate për heqjen e një kocke të madhe nga aparati tretës me procedurën e fibrogastroskopisë, duke evituar operacionin e ezofagut.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” po kryhen një sërë ndërhyrjesh delikate, pas investimeve të kryera me parametra dhe standarde evropiane./ATSH